I vjen fundi gjykimit për krime lufte në Nerodime

Gjykimi për krime lufte në Nerodime të Ferizajt, ndaj të akuzuarve Zlatan Kërstiq, Destan Shabanaj, i ka ardhur fundi. Në seancën e kaluar dy të akuzuarit e kanë dhënë mbrojtjen e tyre.

Dy të akuzuarit, sipas aktakuzës akuzohen pёr kryerjen e krimeve të luftës gjatë vitit 1999, në fshatin Nerodime, të Ferizajt.

Pёr tё dhёnё fjalёn pёrfundimtare, filloi avokati Dejan Vasiq, i cili e kishte dorёzuar atё paraprakisht me shkrim, mirёpo shkurtimisht e tha edhe gojarisht nё seancё.

Ai shprehu keqardhje pёr rastin qё ka ndodhur, mirёpo konsideron se nuk ёshtё gjetur asnjё provё qё i mbrojturi i tij Zlatan Kërstiq tё kishte marrё pjesё nё kryerjen e veprёs pёr tё cilёn akuzohet.

“Jemi mundu qё maksimalisht tё respektojmё familjen N. N. edhe unë edhe Zlatani, sepse ashtu siç ka thёnё edhe Zlatani tё gjithёve na vjen keq pёr atё qё ka ndodh, mirёpo nuk ёshtё vёrtetuar asnjё pjesёmarrje direkte pёr asnjё veprim qё me aktakuzё i vihet pёr barrё, nё asnjё nga fazat e gjykimit, asnjё dёshmitarё nuk ka thёnё qё ky pikёrisht e ka bёrё atё vepёr”, tha avokati Vasiq.

Ndёr te tjera ai kёrkoi nga trupi gjykues qё ta hudhin poshtё akuzat e ngritura nga ana e prokurorisё.

“Unё e falënderoj trupin gjykues pёr raportin profesional qё ka treguar dhe e njeh shumё mirё lёndёn edhe nuk dyshoj qё gjykata do tё hudh poshtё kёtё aktakuzё me arsyen – nё mungesё tё provave”, shtoi Vasiq.

I akuzuari, Zlatan Kёrstiq mbёshteti fjalёn pёrfundimtare tё avokatit tё tij mbrojtёs, Dejan Vasiq.

Me dhёnien e fjalёs pёrfundimatare vazhduan avokatёt e tё akuzuarit Destan Shabanaj, avokati Mentor Neziri dhe avokati Zhivojin Jokanoviq, ata kёrkuan qё i mbrojturi i tyre tё lirohet nga akuzat.

“Kёrkojmё nga trupi gjykues tё lirohet nga aktakuza nuk ёshtё qё nuk ka prova qё e ka kryer veprёn penale por nuk ka as prova qё tё caktojnё tё vetmin veprimin inkriminues”, tha avokati Neziri.

Tutje, avokati Jokanoviq nё pika tё shkurta e quajti aktakuzёn tё paqёndrueshme dhe se i mungojnё provat.

Nё fund, i akuzuari Destan Shabanaj shfytёzoi tё drejtёn e tij pёr tё dhёnё fjalёn pёrfundimtare.

“Aktakuza politikisht e motivuar ёshtё e paqёndrueshme jo vetёm nga aspekti ligjor por edhe nga aspekti i mendjes sё shёndoshё”, tha i akuzuari Shabanaj.

Trupi gjykues, me kryetar gjykatёsin Musa Kongjeli, cilёsoi se ёshtё zbardhur mjaftueshёm rasti dhe nuk ka nevojё qё tё bёhet administrimi i mёtutjeshёm i provave.

Seancёn e radhёs, ku do tё shpallet vendimi, e caktoi me datё 23 mars.

Kujtojmё se seancёn e shkuar fjalёn pёrfundimtare e ka dhёnё prokurori i çёshtjes, Valdet Gashi.

Nё fjalёn pёrfundimtare tё kёtij procesi gjyqёsor prokurori  Gashi tha se ёshtё vёrtetuar se tё akuzuarit kanё kryer ato vepra pёr tё cilat akuzohen.

“Jemi nё pёrfundim tё njё rasti tё rёndёsishёm penal ku ёshtё vёrtetuar se tё akuzuarit si zyrtarё tё shtetit serb nё forcat policore e paramilitare kanё shkelur rregullat dhe ligjet ndёrkombёtare gjatё luftёs nё Kosovё dhe si rrjedhojё konsiderohen si krime lufte”, tha  Gashi.

Ai i kёrkoi gjykatёs qё me rastin e administrimit tё provave tё mos ua falё besimin deklaratave tё tё akuzuarve, pasi qё sipas tij janё kundёthёnёse.

“Mbrojtjet e tё pandehurve nё deklaratat e tyre nё polici, prokurori, gjykatё, janё kontradiktore dhe nuk duhet tё iu falet besimi. Veprimet e tyre konsiderohen veprime të krimeve tё luftёs ndaj popullsisё civile. Kёrkojmё nga gjykata qё tё pandehurit tё shpallen fajtor dhe t`i dёnojё sipas ligjit dhe se veprimet e tyre janё nё kundёrshtim tё 4 konventa ndёrkombtare, rregullatorëve, ndёr to edhe atё tё luftёs”, tha ai.

Fjalёn pёrfundimtare nё kёtё gjjykim e dha edhe avokati i viktimave, Gani Rexha.

Rexha kёrkoi nga Gjykata qё tё akuzuarit tё shpallen fajtorё dhe me rastin e shqiptimit tё dёnimit dhe tё ketё pёr bazё faktin e maltretimit para vrasjes, fshehjen e rastit dhe keqtrajtimin.

Pёr kёto akuza, tё akuzuarit Kёrstiq dhe Shabanaj ishin deklaruar tё pafajshёm.

Kёrstiq akuzohet se sё bashku me pjesёtarё tё tjertё tё policisё serbe ka marrё pjesё direkt nё sulmin kundёr popullatёs civile shqiptare.

Sipas prokurorisё, ai me mjete ushtarake ka hyrё nё oborrin e shtёpisё  sё familjes N. N. dhe ka marrё pjesё nё shkatёrrimin e pasurisё dhe shtёpive.

Ai akuzohet edhe se ka marrё pjesё nё dёbimin e 15 anёtarёve tё kёsaj familje dhe nё marrjen peng tё 4 pjesёtarёve tjerё.

Prokuroria pretendon se ai ka kontribuar  nё  maltretretimin, torturimin, gjymtimin dhe nё vrasjen me armё zjarri tё viktimave, madje duke i hedhur pёr skaj rrugёs kufomat e viktimave me qёllim tё fshehjes sё krimit.

Kurse Shabanaj, akuzohet se nё cilёsinё e inspektorit policor ka urdhёruar që trupat e kёtyre viktimave tё varrosen pa dinjitet, nё kundёrshtim me rregullat e luftёs.

PSRK pretendon se nё ditёn kritike me urdhёr tё Shabanaj dhe pjesёtarёve tё tjerё pёrmes personave H. K. dhe I. A. i kanё tёrhequr me kamion viktimat nga morgu i Prishtinёs ende pa iu bёrё autopsia.

Tutje, nё aktakuzё thuhet se viktimat ishin dёrguar nё afёrsi tё varrezave tё qytetit tё Ferizajt ku ishte duke i pritur Destan Shabanaj.

Ai pretendohet se kishte urdhёruar personin “Maksut” qё me ekskavator tё hapte njё gropё me qёllim qё nё të tё hudheshin viktimat.

Pas hapjes sё kёsaj grope, sipas prokurorisë Shabanaj ka urdhёruar qё pa i respektuar traditat dhe ritualet fetare ti hidhnin viktimat nё gropё dhe t`i hudhnin nё dhe, duke mos mbajtur asnjё shёnim pёr identitetin e tyre.

KALLXO.COM ka raportuar nё vazhdimёsi pёr kёtë proces gjyqёsor.

 

Të akuzuarit për krime lufte të kryera në Nerodime, japin mbrojtjen e tyre