Foto: Ilustrim
29 persona nën akuzë për shpëlarje të parave dhe organizim të bixhozit
Prokuroria Speciale ka njoftuar se sot ka ngritur aktakuzë ndaj 29 perosnave për veprat penale të shpëlarjes së parave, organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm si dhe veprës penale të ndihmës.
Të akuzuarit e Prokurorisë Speciale janë: S.K. A.D. A.K. Z.Z. B.A. B.B. B.B. F.M. N.P. N.E. N.E. H.E. B.B. T.D. D.SH. B.S. A.H. A.L. B.I. P.N. A.B. A.R. I.J. I.V. S.B. S.B. R.N. B.M. B.K.
Sipas komunikatës së Prokurorisë, të akuzuarit duke vepruar në bashkëkryerje ose veç e veç nga data e panjohur e deri më 15 dhjetor 2017, me qëllim që vetes t’i sjellin dobi pasurore kanë vepruar në kundërshtim me ligjin për lojëra të fatit.
Sipas prokurorisë, të akuzaurit kanë organizuar lojëra të fatit për të cilat nuk u është dhënë licenca, leja apo koncesioni nga organit kompetent.
Po ashtu me rastin e kontrollimit nga inspektorët e ATK-së dhe pjesëtarët e PK/DHKO, automatatet e gjetura në bizneset e të akzuarve pa licencë janë konfiskuar.
Gjithashtu janë konfiskuar edhe automatet për të cilat kanë pasur licencë por nuk është ushtruar veprimtaria në përputhje me licencën e dhënë.
Prokuroria thotë se nga provat që disponon rezulton se të 29 të akuzuarit në një periudhë të gjatë kohore janë përfshirë në aktivitete të kundërligjshme duke fituar shuma të mëdha parash deri në miliona.
Sipas prokurorisë të akuzuarit me shumat e parave që e kanë fituar me veprimtari të kundërligjshme kanë kryer transkaksione të ndryshme financiare duke kryer kështu veprën penale shpërlarje të parave.
Në aktkin akuzues, gjykatës i është propozuar që pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të akuzaurit t’i shpallë fajtorë dhe t’i gjykojë sipas ligjit.