Ilustrim

Zyrtari policor i Kosovës ndalohet në Serbi, lirohet pas disa orëve

Një zyrtar policor i Kosovës është ndaluar në mëngjesin e disa ditëve më parë në Serbi.

Ai ishte duke kaluar transit në këtë shtet, ku më pas, sipas Zyrës për Informim në PK, është ndaluar pa ndonjë arsye.

Në një përgjigje për KALLXO.com, Policia ka thënë se polici në fjalë është liruar më pas në orët e pasdites.

“Ju njoftojmë se zyrtari policor i cili ka qenë duke kaluar transit nëpër Serbi, i njëjti pa ndonjë arsye është ndaluar në orët e mëngjesit, ku është mbajtur për disa orë, për t`u liruar në orët e pasdites” – thuhet në përgjigjen e Policisë.

Më tej, në përgjigje bëhet e ditur se zyrtari policor se pas lirimit, rreth orës 17:00, ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.