Zyrtarët e lartë të LDK-së zbarkojnë në Podujevë - FOTO

Në kohën kur po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës, zyrtarë të lartë të LDK-së janë parë në këtë qytet.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe shefi i kabintetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj janë parë duke lëvizur në qytetin e Podujevës.

Kujtojmë se para dy ditëve u raportua se Arban Abrashi, përkundër që kishte njoftuar me datën 18 nëntor se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, me datën 27 nëntor është parë në teren me kandidatin e LDK-së për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudarin dhe ministrin Agim Veliu.

 

Zyrtarët e LDK-së në Podujevë
Zyrtarët e LDK-së në Podujevë

A e theu izolimin ministri Abrashi? Albulena Haxhiu kërkon veprime nga hetuesia