Bastisja në zyret e OVLUÇK. Foto: Urim Krasniqi/Kallxo.com

Zyra e Prokurorit të Specializuar: Gucati u arrestua për frikësim të dëshmitarëve

Zyra e Prokurorit të Specializuar në një njoftim ka thënë se arrestimi i Kryetarit të OVL-UÇK-së ka ndodhur për shkak se i njëjti po dyshohet për përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

“Pas arrestimit të tij nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 25 shtator 2020, Hysni Gucati u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar

Arrestimi i Gucatit u bë gjatë ditës së sotme deri sa po zhvillohej një aksion/ bastisje në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës në Prishtinë.

Gjithashtu kjo zyrë ka njoftuar se për datën dhe orën e paraqitjes së parë të Hysni Gucatit para gjykatësit të procedurës paraprake do të njoftojnë me kohë ndërsa kanë bërë publike edhe adresën ku mund të ndiqet edhe seanca publike ndaj Gucatit.

Gjatë ditës së sotme në një aksion mbi 10 orësh, ka përfunduar bastisja e pjesëtarëve të EULEX-it në zyrat e OVL-UÇK-së.

Përveç Gucatit gjatë ditës së sotme është bërë edhe arrestimi i nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj.

Përfundon bastisja në OVL të UÇK-së, EULEX largohet me shumë dosje të konfiskuara – PAMJE

.