Përfundon bastisja në OVL të UÇK-së, EULEX largohet me shumë dosje të konfiskuara - PAMJE

Njësitet e policisë së EULEX-it kanë përfunduar bastisjen në Organizatën e Veteranëve të Luftës.

Këtë e ka bërë të ditur Avokati, Tomë Gashi në një konferencë për media.

Ndërsa sa i përket arrestimit të kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati si dhe nënkryetarin Nasim Haradinajt, Gashi tha se janë duke i transferuar për në Hagë.

“Ne nuk kemi faj që persona të panjhur kanë sjellë dokumetacione në OVL. Ne jemi të informuar zyratrisht nëse jam i informuar se janë në përgatitje e sipër për t`u transferuar në Hagë. Procesi i bastisjes ka përfunduar para tridhjetë minutave”, tha Gashi para mediave.

Njësitet e EULEX-it sot kanë bastisur zyret e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dhe kanë arrestuar kryetarin e kësaj organizate, Hysni Gucati dhe nënkryetarin e saj Nasim Haradinaj.

Aksioni i EULEX-it është bërë disa ditë pasi OVL- UÇK publikoi në tri seri dosje të Gjykatës Speciale.