Foto: REL/Shutterstock

Zyra e BE-së tregon se kur pritet të vijnë vaksinat e para në Kosovë

Zyra e BE-së treguar se kur pritet që vaksinat e COVID-19 të nisen për në Kosovë.

Sipas zyrës së BE në Kosovë, një kontingjent prej 100 mijë vaksinash pritet që në pranverë të arrijnë në vendin tonë.

Sipas tyre, ky donacion i COVAX me vaksina të AstraZenca do të vijë përmes zyrës së UNICEF.

“COVAX, një iniciativë globale me një mbështetje të qëndrueshme financiare nga Ekipi i Evropës prej 2.2 miliardë euro, duke përfshirë 1 miliardë euro nga buxheti i BE-së, po punon për të organizuar një transport të vaksinës AstraZeneca për në Kosovë përmes UNICEF-it. Ne besojmë që dërgesa me rreth 100 mijë doza do të arrijë në pranverë. Datat e sakta të dërgesës nuk dihen akoma”, thuhet nga zyra e BE.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, sot përmes një publikimi ka thënë se në fund të muajit pritet që vaksinat e pata të vijnë në Kosovë dhe të fillojë vaksinimi i qytetarëve.

Hoti: Mbesin në fuqi masat e njëjta kundër COVID-19