Foto: Universiteti i Mitrovicës së Veriut

Zv/ministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, i kundërpërgjigjet LDK-së pas reagimit për Universitetin në Mitrovicë të Veriut

Gurë-themeli i “Universitetit të Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicën e Veriut” ishte shkakë që Lidhja Demokratike e Kosovës dhe zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci të kenë polemika ndërmjet vete.

Themelimin e Universiteti të Prishtinës në Mitrovicë të Veriut, LDK po e quan veprim de-legjitim dhe nëpërkëmbës të UP-së.

“Me këtë veprim ata de-legjitimojnë dhe degradojnë shtetin e Kosovës, duke e nëpërkëmbur njëkohësisht edhe identitetin e Universitetit të Prishtinës”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Sipas LDK-së, kryeministri Albin Kurti, me gjithë fuqin ekzekutive që ka po i lejon ministrat e tij që të marrin pjesë në aktivitete që de-legjitimojnë shtetin tonë, “praktikantët janë strukur e janë shndërruar në spektatorë. Prandaj, ndërmarrja e hapave është e largët këtu”.

“Kryeministri Kurti duhet t’i zëvendësojë deklaratat boshe në Bruksel, me veprime konkrete në territorin e shtetit të tij. Ai duhet menjëherë, e pa vonesë, ta shkarkojë ministrin nga radhët e minoriteteve dhe me çdo kusht të parandalojë ngritjen e universitetit paralel në veri”, thuhet gjithashtu në reagim.

“Përpos këtij veprimi degradues, e që përforcon më tutje strukturat paralele në veriun e vendit, edhe më skandaloze është deklarata e zyrtarëve të Qeverisë, përkatësisht e zëvendësministrit të arsimit, Popovci, i cili mban qëndrim se “Universiteti i Mitrovicës së Veriut edhe me ligjet e Kosovës është ne administrimin e drejtpërdrejt të komunës së Mitrovicës së Veriut” dhe se rrjedhimisht ai universitet nuk është një strukturë paralele”, thuhet tutje, duke shtuar se asnjë qeveri e Kosovës deri më tani nuk ka legjitimuar një universitet, që sipas LDK-së, kundërligjshëm mbanë emrin e Universitetit të Prishtinës dhe vepron sipas planeve e ligjeve, siç thotë LDK, të Republikës së Serbisë.

Për këtë reagim është kundërpërgjigjur zëvendës ministri i Arsimit, Dukagjin Popovci.

Sipas tij, në këtë reagim është një e vërtetë dhe një e pavërtetë.

Ai thotë se e vërteta në këtë reagim është se Universiteti i Mitrovicës së Veriut edhe me ligjet e Kosovës është ne administrimin e drejtpërdrejt të komunës së Mitrovicës së Veriut, dhe se Ligji për Arsimin në Komuna i nenit 14 i jepë kompetencë speciale për menaxhimin e këtij universiteti.

Ndërsa, e pavërteta në reagimin e LDK-së, sipas Popovcit qëndron tek deklarimi se asnjë qeveri deri më tani nuk e ka legjitimuar një universitet i cili, sipas reagimit”, jo vetëm që kundërligjshëm mban emrin e universitetit publik të Prishtinës, por edhe vepron e funksionon tërësisht në bazë të ligjeve e planprogrameve të Republikës së Serbisë”.

Popovci thotë se legjitimi ka ndodhur më 30 dhjetor të vitit 2015 “kur Qeveria e koalicionit LDK-PDK ka aprovuar Rregulloren 21/2015 përmes së cilës shtetasve të RKS që kanë mbaruar studimet në Universitetin e Mitrovicës së Veriut ju njihen diplomat për qëllime punësimi. Sipas të dhënave zyrtare, deri më 30 prill 2021 janë njohur 1,709 diploma të lëshuara nga ky Universitet. Nuk e di si mund të legjitimohet më mirë një universitet sesa duke ju njohur diploma”.

Në fund zëvendësministri, potencon se problemi në Universitetin e Mitrovicës është kompleks dhe, sipas tij, nuk zgjidhet duke akuzuar, pa asnjë bazë, qeverisjen që nuk ka fare gisht në legjitimimin e tij.