ZKA: Në Postën e Kosovës 36 pozita mbulohen me 47 ushtrues detyre

Zyra Kombëtare e Auditorit gjeti se gjatë vitit 2022 Posta e Kosovës mbi afatin e lejuar ligjor prej gjashtë majash, Ndërmarrja Publike Qendrore ka mbuluar 36 pozita me 47 zyrtarë si Ushtrues Detyre (UD).

Pozitat që u identifikuan ishin: Ushtrues detyre menaxher/e regjionale, shtatë pozita, U.D. kontrollor/e për letërpostë në PN/QTP, dy zyrtarë, U.D. koordinator/e i/e mbikëqyrjes së shërbimeve, dy zyrtarë, U.D. përgjegjës e zyrës postare komunale, dy zyrtarë, U.D. zyrtar regjional i financave, dy zyrtarë. U.D. Admin. i/e zhvillimit dhe përkrahjes së aplikacioneve, dy zyrtarë dhe 30 pozita të tjera janë nga një zyrtar.

“Sipas zyrtarëve të ndërmarrjes, emërimi në pozita Ushtrues Detyre rrjedhë nga nevoja e mbulimit të vendeve vakante të punës me personel dhe në pamundësi të zhvillimit të procesit të rekrutimit si pasojë e procesit të ristrukturimit të ndërmarrjes” – thuhet në përgjigjen që ZKA-së dhënë nga zyrtarët e Postës së Kosovës.

Sipas ZKA-së, praktika që mbi gjashtë muaj të drejtohen pozitat menaxheriale nga ushtrues të detyrave, përveç se jo ligjore, ajo rrezikon që pozitat e tilla të udhëhiqen nga persona që nuk i përmbushin kriteret e nevojshme profesionale.

Sipas ZKA-së,  kjo mund të ndikoj negativisht në përparimin dhe zhvillimin e ndërmarrjes.

Në fund, raporti i rekomandon Bordit të Drejtorëve të marrë veprime për të hapur procedura të reja të rekrutimit që pozitat të plotësohen.