Ilustrim

Zjarri përfshin një objekt në Lakrishtë, nuk raportohet për të lënduar

Një objekt është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 10:30 në lagjen Lakrtishtë të Prishtinës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka njoftuar se nuk ka persona të lënduar por që janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Zjarri është lokalizuar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.