Zjarrfikësit në luftë me zjarret në malet e Skenderajt

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë të ditur se zjarrfikësit gjatë tërë natës kanë punuar në shuarjen e zjarrit në malet e Radishevës dhe të Runikut.

“Gjatë tërë natës zjarrfikësit e Komunës sonë kanë punuar në shuarjen e zjarrit në malet e Radishevës dhe të Runikut. Bashkë me drejtorët Gëzim Ejupi e Arton Veliu, shefin e zjarrfikësave Liman Geci dhe asambleistin Agron Kajtazi vizituam vatrat e zjarrit dhe nga afër pamë  dëmet që fatkeqësisht po shkaktohen nga njerëz të pa ndërgjegjshëm”, ka thënë Jashari.

“I falënderova zjarrfikësat për punën e tyre të pa lodhshme në mbrojtjen e natyrës sonë dhe apeloj përseri tek qytetarët që të na ndihmojnë në identifikimin e personave që po kryejnë vepra të tilla qyqare e për të cilat do të marrin denimin e merituar”, ka thënë Bekim Jashari.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.