Zjarri te Shtëpia e Pleqëve, foto; Arjana Berisha/ KALLXO.com

Zjarr në Shtëpinë për persona të moshuar në Prishtinë

Një incident zjarri është regjistruar në 18:00h në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, saktësisht në Shtëpinë për persona të moshuar dhe pa përkujdesje familjare

Policia e ka konfirmuar për KALLXO.com duke shtuar se në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin.

“Zjarri është lokalizuar dhe bazuar në informatat e deritanishme, raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështërsimit të frymarrjes nga tymi” – ka njoftuar Policia më 19.02.2024

Sipas organeve të rendit nuk ka ndonjë person të lënduar.

Shënim: Ky tekst është edituar në titull dhe në tekst. Emri i institucionit ku ka ndodhur zjarri nga Shtëpia e Pleqve është zëvendësuar me emrin e saktë të institucionit: Shtëpia për persona të moshuar dhe pa përkujdesje familjare. Koha e editimit 22:56, më 19.02.2024