Zjarr në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, digjen dy zyra - VIDEO

Dy zyra të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë janë përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sipas saj, nuk raportohet për persona të lënduar.

“Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, dy zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin”- ka thënë ajo.

Ahmti ka theksuar se aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

KALLXO.com ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes: