Foto: Kossev

Zhvillimet në veri të Kosovës, mbyllen para kohe disa lokale në Mitrovicë të Veriut

Disa lokale në Mitrovicën e Veriut janë mbyllur para orarit.

Siç raporton portali Kossev, mbyllja erdhi në përderisa në veri të Kosovës banorët serbë kanë bllokuar rrugët në shenjë proteste ndaj masës së reciprocitetit të vendosur nga institucionet e Kosovës për targat e automjeteve.

Siç ka mësuar KoSSev nga disa pronarë të lokaleve në terren, atyre u është thënë të mbyllnin dyqanet e tyre këtë pasdite.

Po ashtu portali raporton se pronarët kanë mbyllur dyqanet para orës 18:00, përfshirë kafiteritë dhe butiqet, ndërsa dyqanet ushqimore kanë qenë të hapura.

Qeveria e Kosovës sot ka vendosur masë reciprociteti ndaj Serbisë për targat e automjeteve.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës.

Këto targa të përkohshme po u vendosen veturave në xhamat para dhe prapa. Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.