Ilustrim

Zhduken dy vajza në Prishtinë

Dy vajza janë raportuar si të zhdukura në dy raste të ndara në Prishtinë.

Në rastin e parë thuhet se gjatë ditës së djeshme një grua ka raportuar në polici së motra e saj është larguar nga shtëpia dhe se nuk di asgjë për vendndodhjen e saj.

Sipas ankueses, motra e saj është zhdukur para dy ditëve, rreth orë 13:00.

Ndërsa në rastin e dytë, gjatë ditës së djeshme një person ka raportuar në polici se vajza e vëllait të tij është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Sipas ankuesit, vajza është zhdukur që nga data 21 tetor rreth orës 12:00.