Zgjedhjet 2021, PS merr drejtimin e shumicës së qarqeve

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 ka përfunduar në 10 qarqe.

Partia Demokratike ka triumfuar në Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Kukës, kurse PS në Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe Berat.

Vetëm në 2 qarqe vijon ende numërimi, në Tiranë dhe Durrës. Në qarkun e Durrësit kanë ngelur edhe 80 qendra votimi për t’u numëruar, ndërsa në Tiranë ka edhe 281 qendra që pritet të japin rezultatin.

Procesi i numërimit ka vijuar i qetë, përveç një incidenti të ndodhur një ditë me parë në shkollën “1 Maji” në Tiranë, ku policia shoqëroi 8 persona.

Në të gjithë vendin, deri më tani PS kryeson me 696,355 vota, e pasuar nga PD-AN me 562,921, LSI deri më tani ka marrë 98,497 vota, kurse PSD 32,445 vota.

PS ka 74 mandate, ndërsa PD 59 mandate, LSI 4 dhe PSD 3 mandate. Nga 5198 qendra votimi deri më tani janë numëruar 4824.

Deri më tani nga votat e numëruara kanë rezultuar 75235 të pavlefshme. Top-channel