
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Zgjedhja e Presidentit, kërkohet në rundin e tretë dhe të fundit
As në rundin e dytë të votimit për President të vendit asnjëri nga kandidatët nuk ka marrë votat e mjaftueshme.
Në rundin e dytë morën pjesë 82 deputetë, 67 vota ishin për Vjosa Osmanin, 11 të tjera ishin pavlefshme ndërsa 4 vota mori Nasuf Bejta.
Tani ka nis rundi i tretë dhe i fundit për votim të Presidentit të vendit.
Sipas Kushtetutës së vendit, Presidenti zgjidhet në tri runde, nëse për herë të parë nuk i merr 80 vota.
“Nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën prej dy të tretave (2/3) në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, zgjedhet President i Republikës së Kosovës”, thuhet në nenin 86 pika 5.