Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nis numërimi i votave për zgjedhjen e presidentit

Ka nisur numërimi i 81 votave të rundit të parë të votimit për presidentin e vendit.

Deputetët, të cilët janë në komision, Salih Zyba dhe Besian Mustafa, po i numërojnë një nga një secilën votë.

Sipas numërimit të deritanishëm, rundi i parë nuk e zgjodhi presidentin, sepse disa vota janë të pavlefshme.

Sipas Kushtetutës së vendit, presidenti zgjidhet në tri runde, nëse për herë të parë nuk i merr 80 vota.

“Nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën prej dy të tretave (2/3) në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, zgjedhet President i Republikës së Kosovës”, thuhet në nenin 86 pika 5.