Nis rundi i dytë i votimit për President të vendit

Nis votimi në rundin e dytë për zgjedhjen e presidentit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur votimin në rundin e dytë për zgjedhjen e presidnetit.

Kalimi në rund të dytë u mundesua pasi në rundin e parë në votim morën pjesë 81 deputetë, duke siguruar kuorumin e nevojshëm për ta kaluar fazën e parë të votimit.

Në këtë rund, kandidatja Vjosa Osmani mori 69 vota, duke mos arritur të zgjidhet presidente.

Kurse Nasuf Bejta nuk mori asnjë votë. Në këtë votim, 12 vota qenë të pavlefshme.

Edhe në rundin e dytë nevojitën së paku 80 deputetë të Kuvendit të marrin pjesë në votim.

Zgjedhja e presidnetit me së paku 61 vota për të deputetëve do të mundesohet vetëm në rundin e tretë të votimit.

“Nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën prej dy të tretave (2/3) në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, zgjedhet President i Republikës së Kosovës”, thuhet në nenin 86 pika 5.