Në pritje të vazhdimit të seancës për zgjedhjen e Presidentit

Ndonëse ora shënon 17:00, kur edhe është dashur të nis vazhdimi i seancës për zgjedhjen e presidentit, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Në sallën plenare të Kuvendit, aktualisht gjenden vetëm disa prej zyrtarëve të administratës së Kuvendit.

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancën e dytë në tentativën për të zgjedhur kreun e shtetit.

Mbrëmjen e së shtunës, Kuvendi nuk arriti të sigurojë kuorum të mjaftushëm për votim efektiv.

Kandidat për president janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.