Rundi i parë i votimit nuk zgjedh Presidentin, shkohet me ruandin e dytë

Ka përfunduar rundi i parë i votimit të Presidentit të vendit.
Anise në sallën e Kuvendit janë të pranishëm 84 deputetë, në votim morën pjesë vetëm 81. Ndërsa, asnjëri nga kandidatët nuk arriti të të marrë 80 votat e nevojshmen, Vjosa Osmani kanë votuar 69 deputetë, për Nasuf Bejta nuk ka votuar asnjë ndërsa 12 ishin vota të pavlefshme.
Sipas Kushtetues së vendit, zgjedhja e Presidentit bëhet me 2/3 e të gjithë deputetëve ndërsa, nëse kjo dështon në dy runde, ekziston edhe një mundësi.
“Nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën prej dy të tretave (2/3) në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, zgjedhet President i Republikës së Kosovës”, thuhet në nenin 86 pika 5.