Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Deputeti që e dërgoi Qeverinë Kurti në kushtetuese para 6 ditësh, e bën kuorumin për presidentin

Deputeti goran, Adem Hoxha i cili dje nuk ishte në seancë, sot votoi, duke ndihmuar potencialisht në arritjen e kuorumit prej 80 votave të nevojshme në kuti, është njëri nga deputetët që e ka dërguar qeverinë e Albin Kurtit në Gjykatë Kushtetuese së bashku me Listën Serbe para pak ditëve.

Lista Serbe më 29 mars e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese Qeverinë Kurti për shkak se nuk i kanë marrë dy poste qeveritare.

Në komunikatën që Lista Serbe e ka dhënë në lidhje me dërgimin e lëndës në Kushtetuese, e ka përmendur edhe partinë e deputetit Adem Hoxha, si deponues të ankesës.

“Lista Serbe paraqiti sot në emër të dhjetë deputetëve të Listës Serbe dhe deputetit të Partisë Unike Goran ankesë në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që të mbrojë interesat e popullit serb”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe të datës 29 mars të këtij viti.

Lista Serbe nuk është duke marrë pjesë në seancën ku është duke u votuar për presidentin e ri të vendit.

Në garë për të udhëhequr me presidencën në 5 vitet e ardhshme është Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.

Lista Serbe ankohet në Kushtetuese pasi nuk mori dy ministri në qeverinë Kurti 2