Zëvendëskryeministrja Rexhepi takon ambasadorin Hovenier

Zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Siç bëhet e ditur në komunikatën për media, zëvendëskryeministrja ka falënderuar ambasadorin për përkrahjen dhe partneritetin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit në këtë takim u bisedua për angazhimin e Qeverisë për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Duke shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin me Ambasadën e SHBA-së në Kosovë,  zëvendëskryeministrja Rexhepi ka thënë se është nder i madh që të shkëmbejmë mendimet për pozitën dhe sfidat e komuniteteve joshumicë në institucionet e Kosovës.