LIVE - Edukimi në gjuhën amtare
Sonte në Emisionin “Kallxo Pernime” po transmetohet debati për edukimin në gjuhën amtare.
– Sa respektohet Ligji i Gjuhëve nëpër institucionet e Kosovës?
– A ka tolerancë për të dëgjuar gjuhën rome, serbe e turke nëpër ambientet publike në Kosovë?
– Ku mund ta mësojnë qytetarët e Kosovës gjuhën e komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë?
– A përjetojnë komunitetet jo-shqiptare diskriminim në jetën e përditshme?
Derisa në pjesën e dytë të emisionit diskutohet për kushtet që u ofrohen personave të verbër dhe shurdhmemecëve.
Lidhur më keto tema në studio do diskutojnë: Emilija Rexhepi, zëvendëskryeministre e Kosovës, Enis Kervan, deputet nga grupi parlamentar multietnik, Maria Raduloviq, zëvendësavokate e popullit dhe Ergjan Galushi, deputet nga partia rome.
Emisioni transmetohet sonte nga ora 22:30 në RTV Dukagjini dhe në Facebook të KALLXO.com.