Zemaj viziton Klinikën Infektive, premton strategji të testimeve

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot ka vizituar Klinikën Infektive në QKUK.

Zemaj ka bërë të ditur se në këtë vizitë është dakorduar bashkë me drejtorin e ShSKUK-së dhe stafin e Klinikës për hapat e ardhshëm për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

“Si ministër dhe si Qeveri e Kosovës, zotohemi se do të jemi afër në çdo kohë.  Për të kaluar sa më lehtë kjo gjendje e pandemisë, shumë shpejtë do të kemi edhe strategjinë e testimit dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore në gjithë Kosovën”, ka bërë të ditur ministri Zemaj.

Ndërsa gjatë ditës së sotme ka vdekur edhe një pacient nga COVID-19, një 52 vjeçar nga Rahoveci, duke e rritur numrin e të vdekurve nga ky virus në 36.