Vdes edhe një i infektuar me COVID-19, shkon në 36 numri i të vdekurve në Kosovë

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot, më 21 qershor 2020, në orët e mëngjesit ka vdekur në këtë klinikë pacienti E. K. (1968) nga Komuna e Rahovecit.

I ndjeri ishte diagnostikuar me COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë së coronavirusit, në Kosovë 36 qytetarë  të diagnostikuar me COVID-19 kanë humbur betejën me këtë sëmundje infektive.