Zemaj thotë të merren informacionet për testimet për COVID-19 tek zëdhënësit, ata nuk kthejnë përgjigje

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në konferencë për media sugjeroi që për numrin e testimeve të COVID-19 nëpër institucionet private të merren informacionet nga zëdhënësit për marrëdhënie me publikun.

Por, në anën tjetër mungon transparenca e këtyre të fundit.

KALLXO.com ka më shumë se një muaj që po kërkon nga MSh të tregohet numri i mostrave të marrura nga institucionet private për testimet RT-PCR si dhe ato serologjike, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

“Kam vizituar IKSHPK-në për këtë çështje, kam pa që ka raporte zyrtare që dërgojnë laboratorët privat. Edhe tek statistikat mendoj se aty duhet të i merrni informacionet ose në zyrën tonë në komunikim me publikun. Por ajo që është me rëndësi është se janë duke raportuar në mënyrë të rregullt për numrin sasin dhe për gjitha ato, janë edhe institucionet tjera brenda Ministrisë së Shëndetësisë por edhe institucionet e jashtme të cilat e kanë për obligim që t’i monitorojnë në zbatimin eplotë të ligjeve në fuqi”, është shprehur Ministri.

KALLXO.com ka dërguar pyetje edhe për çështje të tjera në Ministrinë e Shëndetësisë, por nuk ka arritur të marrë përgjigje.

Sa i përket situatës epidemiologjike, Zemaj tha se po shkojmë drejt një përmirësimi cilësor.

KALLXO.com për mos transparencë të IKShPK-së dhe MSh-së pati raportuar edhe më parë.

Edhe pse numri i laboratorëve të licencuar për kryerjen e testimeve RT-PCR si dhe ato serologjikë është duke u rritur dita ditës, numri i testimeve nuk ka dallim nga koha kur këto testime janë bërë vetëm nga IKShPK.

 

Premtimi bosh për rritjen e numrit të testimeve për COVID-19