IKSHPK kërkon nga QKMF-të që t’i diagnostikojnë pacientët me COVID-19, pa kryer testim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një rekomandimi dërguar Ministrisë së Shëndetësisë, e kjo e fundit tek Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare ka kërkuar nga doktorët që të bëjnë diagnostikimin e pacinetëve me COVID-19 pa kryer fare testim.

“Nëse dikush ka simptome të COVID-19, mjekët familjar duhet të diagnostikojnë COVID-19 pa testim (kjo quhet diagnozë klinike e mundshme apo e dyshimtë) dhe t’i thonë atij individi që të vetë-izolohet për 14 ditë në të njëjtën mënyrë siç do të ishte izoluar po të kishte dalë pozitiv pas testimit laboratorik”, thuhet në këtë rekomandim.

IKSHPK-ja ka kërkuar nga QKMF-të që këto raste t’i raportojnë si raste të supozuara.

Madje ISKHPK ka kërkuar nga mjekët që të japin diagnozë klinike të COVID-19 për këta persona dhe të njëjtit t’i raportojnë tek ata si institucion.

IKSHPK thotë se kjo lloj praktike është marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Komuna më e prekur nga COVID-19 është kryeqytetit Prishtina që ka numrin më të madh të rasteve aktive me Coronavirus.

Drejtori i Shëndetësisë i Komunës së Prishtinës, Bujar Gashi në një prononcim për KALLXO.com tha se në këtë mënyrë do të ketë rritje të numrit të të infektuarve në nivel vendi.

“Unë mendoj që në këtë mënyrë do të kemi rritje të numrave me COVID-19 pozitiv nË nivel vendi, dhe prapë do të jemi në krye të listës së vendeve në rajon me numrin me të madhe të rasteve për 100 mijë banorë”, tha Gashi për KALLXO.com

Këtë rekomandim, IKSHPK-ja ia ka dërguar Ministrisë së Shëndetësisë më 12 korrik, mirëpo drejtori Bujar Gashi tha se këtë rekomandim e ka marrë dje, me 17 korrik.

Ndonëse zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti tha për KALLXO.com se çdo rekomandim i IKShPK-së i përcillet Komunave.

Tash e 3 në Kosovë ka gati përgjysmim të rasteve të reja me COVID-19.

Momentalisht në Kosovë janë 5 mijë 472 të infektuar, 2 mijë e 640 të shëruar dhe 124 persona që kanë vdekur nga COVID-19.

Rekomandimet e IKShPK-së për QKMF-të