Ilustrim

Nga nesër bëhet obligativ testimi për COVID-19 për kosovarët që shkojnë në Gjermani

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar se të gjithë qytetarët të cilët janë banorë rezidentë në Gjermani apo kalojnë pushimet verore në territorin e Kosovës, do të testohen për COVID-19.

“Nga data 8 Gusht 2020, me vendim të Qeverisë së Gjermanisë, Testimi për COVID 19 është OBLIGATIV posa të ktheheni në Gjermani”, bëhet e ditur në njoftimin e Ambasadës.

Sipas njoftimit, personat të cilët nuk e zbatojnë këtë vendim do të penalizohen financiarisht nga 150 eruo deri në 25 mijë euro.

Tutje thuhet se qytetarët e testuar do të qëndrojnë në vetizolim deri sa të marrin rezultatin e testit.

Në rast se rezultojnë pozitiv do të vazhdohet vetizolimi, ndërsa nëse janë negativ kanë të drejtë të lëvizin.

Testet mund të bëhen në pa pagesë në aeroportin në Berlin, Bremen, Dortmund, Duesseldorf, Franfkfurt am Main, Hamburg, Hannover, Leipzig/Halle, Memmingen, Muenchen, Koeln/Bonn, Nuernberg, Saarbruecken, Stuttgart.

Ata të cilët do të udhëtojnë me makinë, autobusë apo tren mund të testohen në stacionin e trenit si dhe në kufitin Austri – Gjermani në Autostradë në “Rastanlage Hochfelln- Nord” në Autostadën A 8 pranë Bergen, por edhe në stacionin e Autobusëve në Berlin (ZOB).

Qytetarët të cilët nuk arrijnë të testohen duhet të lajmërohen tek mjeku i shtëpisë apo Enti Shëndetësor i Komunës ku jetoni dhe testoheni.

Nëse jeni transit në Gjermani nuk keni obligim për testim.