Foto: VOA/U.S Navy

Qytetarët e Kosovës po testohen në spitalet private të Maqedonisë së Veriut

Për shkak se institucionet e Kosovës nuk po i testojnë të gjithë rastet me simptoma të virusit COVID-19, qytetarët e Kosovës kanë gjetur alternativa të tjerë për të kuptuar gjendjen e tyre shëndetësore.

Shumë qytetarë janë duke shfrytëzuar shërbimet e spitaleve private në Maqedoninë e Veriut për të kryer procedurën e testimit për COVID-19.

KALLXO.com merr vesh se për të bërë një test në spitalet private kushton deri në 80 euro.

“Çmimi i testit të shpejtë të COVID-19 IgG IgM është rreth 20 euro. Rezultatet janë gati brenda 2-3 orëve. Çmimi PCR, përmes strizhës (test mikrobiologjik për COVID-19) është rreth 64 euro. Rezultatet janë gati për 24 orë. Ndërsa çmimi për paketën e të dy testimeve është 81 euro”, janë çmimet që i ofron një nga spitalet private në Maqedoninë e Veriut.

Në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik është duke i këshilluar qytetarët që kanë simptoma të vogla dhe rastet e kontaktit që të vet-izolohen.

Qytetarë të shumtë janë duke u ankuar për shkak të pamundësisë për t’u testuar dhe për të ditur gjendjen e tyre shëndetësore.

Derisa e njëjta nuk po haset edhe me zyrtarët e lartë shtetërorë.

Testi si luks: Zyrtarët para qytetarëve, komunat presin me ditë në radhë