Zbardhet kryeqyteti - FOTO

Kryeqyteti është zgjuar i mbuluar nga bora. Përgjatë gjithë natës ka patur reshje të shiut të cilat më vonë janë zëvëndësuar nga reshjet e borës.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga sot deri më 7 prill do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Sot parashihet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.

“Temperaturat do të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme” – thuhet në njoftim.

Të mërkurën do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu e bore.

“Temperaturat do të mbesin të ulëta tipike dimerore…” – vazhdon njoftimi.

Ndërsa të enjten parashihet mot kryesisht stabil, me pak vranësira dhe intervale me diell.

“Vranësirat më të fokusuar parashihen për rreth relievit malor. Në vlerat e temperaturave maksimale parashihen rritje të lehta” – theksohet në njoftim.

E premten parashihet mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje.

“Gjatë kësaj periudhe kohore do të ketë erëra mesatare deri të forta kryesisht nga drejtimi i verilindjes” – përfundon njoftimi.