Xhelal Sveçla nga ura e Ibrit: Tashmë kjo pjesë frymon më ndryshe

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë ditës ka vizituar qytetarë në Mitrovicën e Veriut si dhe pjesëtarë të Policisë që po kujdesen për rendin në atë zonë.

Sveçla në disa pamje të shpërndara në rrjetin Facebook ka shkruar: “Tashmë kjo pjesë frymon më ndryshe”.

Bashkë me të kanë qenë edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci dhe deputeti Armend Muja.

Më 23 prill, qytetarët me të drejtë vote në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe –Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok  do të zgjedhin kryetarët e rinj. Ndërkaq, në Leposaviq dhe Zveçan do të votohet edhe për përbërjet e reja të asambleve komunale.

Lista Serbe, partia që ka përkrahjen e Beogradit zyrtar nuk do marr pjesë në këto zgjedhje, madje u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bojkotojnë ato.

Kërkesa e tyre për të marr pjesë në këto zgjedhje ka qenë largimi i njësive speciale të policisë nga këto katër komuna në veri të vendit.