ILUSTRIM: Dhuna në familje, Foto: Pixabay.com

Vushtrri, një grua sulmohet fizikisht nga i dyshuari që ka vendim nga gjykata për trajtim psikiatrik

Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Vushtrri, ku një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se ishte sulmuar fizikisht nga një burrë.

Sipas Policisë, i dyshuari ka probleme mendore dhe për të cilin ka vendim të detyrueshëm nga gjykata për trajtim psikiatrik.

Policia njofton se i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.