Vushtrri - I dyshuari ikën malit nga Policia

Në fshatin Sllakovc të Vushtrrisë njësia patrulluese ka hasur në personin e dyshuar i cili kishte pasur një armë të gjatë të mbështjellë me jakne dhe në momentin që kishte vërejtur policinë kishte ikur në drejtim të pyllit.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:15.

Kurse gjatë ikjes të dyshuarit i kishte rënë telefoni, një çantë krahu me pajisje për pastrimin e armës që dyshohet te jetë Kallashnikov si dhe dy fishek të kalibrit 7.62 mm të cilat janë konfiskuar, thuhet në raportin e policisë.

Policia e ka kërkuar të dyshuarin edhe në shtëpinë e tij por nuk e kanë takuar. Me urdhër të GJPP është kontrolluar shtëpia e te dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.