Monedha 2 euro

Vushtrri, banka has në 314 monedha të gjitha 2 euro false

Në Policinë e Kosovës është raportuar një rast për falsifikim të parasë.

Në Vushtrri gjatë deponimit të pazarit ditor nga një person në bankë, kanë vërejtur që rreth 628 euro të gjitha monedha 2 euroshe, janë të falsifikuara.

Gjithashtu janë hasur edhe dy euro në monedha 1 euroshe, edhe ato të falsifikuara.

Monedhat e dyshuara janë konfiskuar për ekzaminime të mëtejshme.