Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq - Foto: REL
Vuçiq tregon se çfarë u kërkoi përfaqësuesve të BE-së dhe QUINT-it për Kurtin
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar sot se ka folur me përfaqësues të shteteve të QUNT-it dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi.
Këtë e ka bërë të ditur presidenti serb përmes një postimi në Instagram.
“Kam folur me përfaqësuesit e BE-së dhe QUINT-it. U kërkova që të bëjnë gjithçka që munden për të parandaluar Kurtin të nisë një luftë tjetër në Ballkan”-ka shkruar Vuçiq.
Policia e Kosovës dje ka konfirmuar se tre zyrtarë policorë kufitarë patrullues janë siç thonë ata kidnapuar nga forcat serbe.
Policia e Kosovës (PK), në këtë rast njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se dyshojnë që zyrtarët e Poliicsë së Kosovës janë rrëmbyer si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e Millun Millenkoviq – Lune.
Millun Millenkoviq i njohur si Llune u arrestua të martën (13.06.2023) nga zyrtarët e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës në sheshin ‘Car Llazar’ në Mitrovicën e Veriut.
I arrestuari, siç ka njoftuar ministri Sveçla, është “Milun Milenkoviq- Llune, njëri nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijës e bandave kriminale”.
Edhe KFOR-i ka reaguar dje në lidhje me rastin e kindapimit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga autoritetet policore serbe, duke thënë se janë në kontakt me autoritetet e Serbisë për të marrë informacione se çfarë ka ndodhur me rastin e tre policëve.
Në një reagim për media, KFOR-i ka thënë se nuk është përfshirë në ngjarjen e djeshme.
Që nga mesdita e 26 majit serbët lokalë të komunave veriore të Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit janë grumbulluar dhe kanë protestuar duke kundërshtuar vendosjen e katër kryetarëve të rinj në objektet komunale.
Situata e sigurisë arriti kulimin e tensionimit të hënën më 29 maj kur protestuesit u përplasen me ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Rreth 30 paqeruajtës u lënduan, ndërsa tre u plagosën nga arma e zjarrit, konfirmoi zyra për medie e këtij misioni.
SHBA-ja dhe BE-ja vazhdimisht kanë kërkuar shtendosje të situatës në veri të Kosovës. Pas tensioneve në veri, SHBA ka përjashtuar ushtrinë e Kosovës nga ushtrimi Defender 23.