Vuçiq tregon çka u bisedua në takimin me Hotin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas takimit të mbajtur me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se një nga temat e këtij takimi ka qenë ekonomia dhe të zhdukurit e luftës.

Ai ka shtuar se nuk kanë pasur qëndrime të njejta sa i përket kërkesave për dialog dhe se sipas tij, Hoti ka folur për dëmshpërblime të luftës, raporton b92.

“Nuk jam i sigurt që të gjithë e kuptuan që ekonomia duhet të diskutohet. Disa erdhën të flasin për dëmshpërblime të luftës … Unë refuzova dhe thashë që nuk kishte asnjë pikë për të folur për të,” u tha Vuqiç gazetarëve në Bruksel, raporton b92.

Sipas presidentit serb, temë diskutimi kanë qenë edhe të zhdukrit gjatë luftës.

“Shqiptarët kërkuan që të hapen të gjitha arkivat ushtarake dhe policore. Ne thamë se nuk ka probleme me çështjen e personave të zhdukur dhe personave të zhvendosur brenda vendit, por Serbia kërkoi hapjen e arkivave të të ashtuquajturës UÇK, kështu që ne mund të shohim se ku janë serbët dhe jo-shqiptarë të tjerë që u vranë”, tha ai.

Në Bruksel ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Ky ishte takimi i parë i drejtëpërdrejtë i përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të Brukselit, pas më se 20 muajsh.

Përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës u mirëpritën në fillim në takime të ndara, nga kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ndërsa i dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, do të marrë pjesë në negociata.

Në fakt, dialogu virtualisht rifilloi më 12 korrik, ku palët biseduan përmes një video- konference, por takimi i së enjtes paraqet bisedimet e para të drejtpërdrejta pas 20 muajsh.

Ky, gjithashtu, është takimi i parë në të cilin nuk mori pjesë ish-bashkëbiseduesi kryesor i Brukselit nga Prishtina – presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Ky raund i dialogut po zhvillohet në Bruksel, derisa Thaçi po vazhdon të dëshmojë para Prokurorisë Speciale në Hagë, kundër të cilit është dërguar një aktakuzë për shqyrtim për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Këtu mund ta shikoni videon nga takimi Hoti – Vuçiq – LINK

Hoti deklarohet pas takimit me Vuçiqin

.;