Foto: PA/Daily Mail

Vritet shqiptari para familjes së tij në Londër

Flamur Beqiri është qëlluar për vdekje në prag të Krishtlindjes para gruas së tij dhe fëmijës së vogël në Londër.

36 vjeçari me pasaportë suedeze u qëllua me plumba gjatë kthimit në shtëpi të martën, raporton Daily Mail.

Ndërsa personi i armatosur iku nga skena e krimit në Battersea Church Road, në jug të Londrës, thanë shërbimet e urgjencës.

Por, përkundër përpjekjeve të tyre për të shpëtuar Beqirin, ai nuk arriti t’iu shpëtoj plagëve.

Asnjë arrestim nuk është bërë, megjithatë detektivët e Policisë Metropolitane kanë nisur hetimin e tyre për vrasjen e 146-të të vitit – rekordi më i keq në 11 vitet e fundit.

Dokumentet suedeze tregojnë se Beqiri u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2016.

Për vrasjen e Beqirit, DCI Jamie Stevenson, i Komandës së Specialistëve të Krimeve, tha: “Hetimi ynë është në fazat shumë të hershme dhe ne jemi ende duke punuar për të parë se cili është motivi që mund të ketë çuar në vrasjen e tij në një mënyrë kaq të tmerrshme, në prag të Krishtlindjes, para familjes së tij”.

Beqiri ishte duke u kthyer në shtëpi me gran e tij dhe fëmijës së tij në kohën kur ai u qëllua.

Flamur Beqiri është motra e Missé Beqirit, e cila luajti në shfaqjen ITVBe në tre seri nga muaji mars 2016 deri në muajin maj të vitit 2017.

Përgatiti- Dorentina Kastrati