Foto: KALLXO.com

Vrasje në tentativë në Kaçanik, dy persona theren me thikë

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar me thikë nga tre persona të tjerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kaçanik mbrëmë rreth orës 21:10.

Sipas Policisë, dy viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti në komunikacion.

Viktimat janë dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor e më pas njëri prej tyre është transferuar në QKUK Prishtinë ku sipas mjekut gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Të dyshuarit janë ende në arrati.