Vrasja në Malishevë, trupi i pajetë ende në rrugë

Një vrasje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit e sotëm në Malishevë.

Trupi i pajetë i personi vazhdon të jete ende në rrugë, në afërsi të një pompe derivatesh në mes të fshatrave Bellanicë dhe Banjë.

Në vendin e ngjarjes janë edhe institucionet përkatëse, policia e forenzika duke kryer hetime.

Në lidhje me rastin, një person është dorëzuar në stacionin policor në Malishevë.

 

Sipas zëdhënësit të PK-së për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj personi në fjalë është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti ka qëlluar viktimën me armë zjarri.

Elezaj ka thënë për KALLXO.com se ende nuk dihen motivet që kanë sjellë deri në vdekjen e viktimës.

Tutje ai ka thënë se ekipi mjekësor, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen.

Zëdhënësi ka thënë se njësitet e nevojshme policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore.