Foto: Ilustrim

Një muaj paraburgim për të rinjtë që u përleshën në Malishevë

Gjykata e Gjakovës, dega në Malishevë, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj katër personave A.P., A.T., I.P. dhe Sh.K., të dyshuar për pjesëmarrje në rrahje, gjatë të cilës janë përdorur edhe thika.

Prokuroria pretendon se në Dragobil të Malishevës, dy grupe të rinjsh janë përleshur mes vete.

Përleshja ka rezultuar me vdekjen e A.Sh., i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Gjatë ditës së djeshme, përveç këtyre katër personave ishin arrestuar edhe disa të tjerë, mirëpo ndaj tyre Prokuroria nën dyshimin për vrasje kishte vendosur ta veçojë procedurën.

Gjykata ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore për vendosjen e masës së sigurisë – paraburgimit.

Nga ana e Gjykatës paraburgimi është arsyetuar se nëse të njëjtit lihen në liri mund të ikin dhe mund të ndikojnë në dëshmitarë të rastit, gjëra që pengojnë zhvillimin normal të çështjes.

Të rinjtë e paraburgosur janë nga mosha 17 deri në 19 vjeç.

KALLXO.com ka raportuar për këtë rast.

7 të arrestuar për vrasjen në Malishevë

Vritet një person në Malishevë