Vrasja në Malishevë - Kërkohet paraburgimi i dy të dyshuarve

 

Dy të dyshuarit tjerë të arrestuar për vrasjen e Sefer Berishës, janë sjellë në Gjykatën e Gjakovës për t`u përballur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre.

Granit Alushani dhe Behare Nura në bashkëkryerje dyshohen nga Prokuroria se bashkë me tani të akuzuarën Nafije Rrafshi, kanë privuar nga jeta Sefer Berishën.

Sot, para gjykatësit të procedurës paraprake Gëzim Pozhegu, prokurori Ali Uka kërkoi që ndaj dy të dyshuarve të caktohet masa e paraburgimit.

Pas kërkesës së Prokurorisë, i dyshuari Granit Alushani, tha se atë ditë as që ka qenë në vendin e ngjarjes.

“Nuk kam pse me ik, kur më keni thirrur jam paraqit në telefon e as nuk kam arsye të ndikoj në dëshmitarë, apo në prova dhe se nuk kam arsye që të kryej ndonjë vepër tjetër penale”, deklaroi i dyshuari Granit Alushani.

Ndërsa, e dyshuara tjetër nuk foli asgjë.

Për këtë rast në gjykatën e Gjakovës, po gjykohet Nafije Rrafshi.

Sot, prokurori Ali Uka ka konfirmuar për Kallxo.com se janë arrestuar dy persona.

Vrasja e Sefer Berishës: Arrestohen edhe dy persona

Ekskluzive: Kush janë personat e arrestuar për vrasjen e burrit në Malishevë?

.