Vrasja në Klinë, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e të dyshuarit Tush Frroku

Policia ka shpallur në kërkim Tush Frrokun, 48-vjeçarin, i cili dyshohet se sot pasdite në një lokal në Klinë e privoi nga jeta një qytetar.

Aktualisht të gjitha njësitet policore, duke përfshirë edhe Njësinë K9, janë në kërkim të të dyshuarit në fshatin e tij Kosh të Istogut e në fshatra të tjerë përreth dhe tutje.

Policia ka vënë edhe disa njësite te shtëpia e tij.

Frroku dyshohet se nën kërcënimin e armës mori një veturë dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Policia po kërkon edhe ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e të dyshuarit.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
-192 dhe 080019999 (pa pagesë)
-039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
-E-mail adresa: [email protected]

Vrasja në Klinë, momenti kur i dyshuari qëllon me armë viktimën