Vrasja në kafiteri në Klinë, dorëzohet i dyshuari

Personi i dyshuar për vrasjen në Klinë është dorëzuar në Polici para pak minutash.

Lajmi është konfirmuar për KALLXO.com nga burime brenda Prokurorisë në Pejë.

Një person u vra me armë zjarri në një lokal në Klinë, pasditen e 7 gushtit, ndërsa i dyshuari ishte në arrati deri më sot.

I dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë të grabitur, raportoi KALLXO.com.

KALLXO.com ka siguruar pamjet e kamerave të kafiterisë, në të cilën shihet se si i dyshuari 48-vjeçar T. Frrokaj futet në lokal, shkon në drejtim të viktimës, e godet me armë, dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Brenda një jave në Kosovë, ndodhën tri vrasje në lokale të ndryshme, në Prishtinë, Klinë e Skenderaj.