Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Vrasja në Dobërçan të Gjilanit, viktima u godit disa herë me thikë

Mbrëmë rreth orës 21:00 një person është vrarë duke u goditur disa herë më thikë në fshatin Dobërçan të Gjilanit.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar gjatë ditës së sotme se ka ndaluar tashmë një të dyshuar, D.T., nën dyshimin se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë.

Motivi për këtë ngjarje sipas prokurorisë ende nuk dihet.

Ajo çka deri më tani është zyrtare, sipas njoftimeve të policisë e prokurorirsë, i dyshuari D.T., e ka privuar nga jeta viktimën A.B., duke e goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh nga Gjykata kompetente në Gjilan.

Therje me thikë në Dobërçan të Gjilanit, vdes një person