Vrasja me thikë në Gjilan, Gjykata vendos masën e sigurisë ndaj të pandehurit

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit B. Z.

Ai po dyshohet se e ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

Sipas njoftimit të Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se më datë 24.06.2021, në një kafeteri në Gjilan, i pandehuri B. Z., me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin I. C., pas një mosmarrëveshje verbale, ai ka qëlluar viktimën me thikë duke i ka shkaktuar plagë prerëse, shpuese të madhësisë mbi 15 centimetra në qafë, ku për shkak të plagëve të marra, i njëjti ka vdekur.

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës penale, gjithashtu për këtë vepër parashihet dënim më të paktën 10 vjet deri në dënim me burg të përjetshëm”, thuhet në njoftimin e Gjykatws sw Gjilanit.

Vdes një person nga therja me thikë në Gjilan