Ilustrim

Voziti gati më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, gjobitet 24-vjeçari në Ferizaj

Policia e Kosovës ka shqiptuar gjobë ndaj një 24-vjeçari që po voziste një BMW X5 në Ferizaj, pasi i njëjti kishte bërë tejkalim të shpejtësisë.

Në zonën në të cilën ishte e lejuar shpejtësia deri në 50 km/h, i njëjti kishte vozitur me shpejtësi 94 km/h.

Policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje në vlerë 300 euro duke i hequr 3 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent-shoferit.

Rasti raportohet se ka ndodhur sot rreth orës 20:30 në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka apeluar tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit pasi që veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.