Vozitën më shumë se dyfish se shpejtësia e lejuar dhe tejkaluan në vijë të plotë, gjobiten nga Policia (FOTO)

Policia e Kosovës në Ferizaj ka dënuar tre shoferë gjatë patrullimit mbrëmë me automjet civil.

Gjobë prej 300 eurosh është shqiptuar ndaj një shoferi, i cili në zonën e kufizimit 50km/h ishte duke vozitur më shumë se dyfish se shpejtësia e lejuar apo 110km/h.

Ndaj tij u morën edhe masa të tjera si heqja e patentë-shoferit për 3 muaj dhe 3 pikë negative.

Ndërkaq dy shoferë të tjerë u dënuan nga Policia e Kosovës për shkak të tejkalimit në vijë të plotë.

Ndaj tyre u shqiptua gjobë prej 150 euro, 2 pikë negative dhe tre muaj heqje e patentë-shoferit.

Policia ka bërë apel te shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit dhe ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.