Votohet propozimi i shqyrtimit të dytë projektbuxhetit për viitn 2022

Me 75 vota për 35 kundër dhe 1 abstenim u miratua ndryshimi i pikës të vendimit të Kuvendit i datës 25 nëntor sipas propozimit të Mimoza Kusari Lila për shqyrtimin e dytë të projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022 të bëhet në seancën plenare me 17 dhjetor 2021.

Të pranishëm në sallë ishin 111 deputetë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se nuk ekzistojnë qëllime të tjera ndryshimi i datës.

“Pse po mbahet me 17 e jo me 22. Me qenë se kjo është e mundshme dhe keni ardhe jeni gjithë këtu ju ftoj ta mbështetni këtë afrim të datës për votim të projektligjit”, tha Kurti.

Propozuesja e këtij propozimi Mimoza Kusari Lila tha se shqyrtimi i projektligjit për ndarje buxhetore ka përfunduar në të gjitha komisionet përkatëse.

“Ftojmë grupet parlamentare, deputetët e Kuvendit të Kosovës që të mbështesin mocionin procedural në kuadër të pikës shqyrtimi në lexim të dytë i projekt buxhetit për vitin 2022”, tha Kusari Lila.

Votimin e kundërshtoi AAK-ja, LDK-ja e PDK-ja ndërsa Lista serbe votoi pro propozimit.

Arben Gashi i LDK-së tha se nuk e kupton rëndësinë e kësaj seance të jashtëzakonshme.

Nuk po kuptojë çka ka të jashtëzakonshme. Nuk po na bind që ne me 2/3 me vendos me anashkalu rregulloren. Lëviz data, lëviz procese. Çka ka urgjencë këtu. Le të del kryeministri, propozuesja, ministri I financave do ta konsiderojmë nëse ka urgjencë. Në emër të grupit parlamentar të LDK ne do të votojmë kundër ndryshimit të atij vendimi, tha ai.

Abelard Tahiri tha se e kundërshtojnë logjikën me të cilën sillet mazhoranca.

“Ne si grup parlamentar do ta kundërshtojmë më votë këtë vendim pra dhe kërkojmë që në lexim të dytë të vije në kuvend atë ditë që e keni vendos ju me votë pa mbështetjen tonë si opozitë dhe duhet më qenë si mësim që me u marrë parasysh vendimi opozitës”, tha Tahiri.

Kryetari i Alenaca për Ardhmerinë e Kosovës Ramush Haradinaj kritikoi Qeverinë për bashkëpunim me Listen Serbe për buxhetin.

“Mënyra e qasjes së Kurtit në dialog duke tentuar të na bindë se ky nuk e implementon asociacionin e në të njëjtën kohë implementon buxhet me Listën Serbe pa Ligjin për Paga dhe pa buxhetimin e projekteve të rëndësishme, nuk vlen. Kurti duke u nxituar ta votojë Ligji për Buxhetin pa Ligjin për Paga me ndihmën e Listës Serbe, po i ndihmon agjendës së Serbisë”, ka thënë Haradinaj.