'Vota e artë', Haxhi Shala thotë se Thaçi dhe Haradinaj i shkuan së bashku në shtëpi pas mesnatës

Ngritja e dorës së tij ishte vendimtare për krijimin e qeverisë së re dje në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Kështu, vota e Haxhi Shalës ishte e ‘artë’ për ekzekutivin të cilit i prin Avdullah Hoti i LDK-së.

Vetë Haxhi Shala një ditë para seancës kishte deklaruar se nuk ka votë për qeverinë Hoti. Por, mendjen e ndërroi pak pas mesnatës së 3 qershorit.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, i kishin shkruar bashkë në shtëpi Haxhi Shalës.

“Ata kanë ardhur së pari te unë si dy miq, si dy bashkëluftëtarë të mi. Kemi biseduar atë natë, si më kanë thënë se 60 vota janë, ose ti nuk duhesh të anosh nga pjesa tjetër se ky prjekt është një projekt më i gjerë sesa ai i tjerëve, edhe në momentin që më tha 60 vota, i thash, në tash mund të vazhdojmë të pijmë çaj për këtë votë më skemi qa të diskutojmë”, tha Haxhi Shala në RTV Dukagjini.

“Unë i kam thënë presidentit dhe ish-kryeministrit, votën kundër qeverisë ia kam thënë liderit tim, Fatmir Limajt, që nuk e jap. Edhe presidenti edhe kryeministri e kanë ditë, unë iu thash që jam tu e dhënë votën për juve, pasi më keni ardh brenda në shpi, po të ma thoshte edhe lideri im, unë do ta jepja votën pa problem”, tha tutje ai.

“Ata bashkë kanë ardhur, kanë mujtë me u taku rastësisht, por te unë bashkë kanë ardh. Ramushi mu ka lutë gjatë, ai më shumë. Për mua janë kanë dy miq. Në momentin që i kam pa të dera, thash vetë më vete: Me më ardh në shpi nuk guxoj mi kthyer mbrapa pa kurrgjë, po se disha çka kanë ardhur. Iu thash, keni mujtë në telefon, veç me më thanë. Me një makinë kanë ardhur”, tha deputeti i Nismës Socialdemokrate.

 

Angazhimi i Presidentit për Votën e Artë e Haxhi Shalës për Qeverinë Hoti https://kallxo.com/uncategorized/presidenti-siguron-voten-e-arte-per-qeverine-hoti/

Angazhimi i Presidentit për Votën e Artë e Haxhi Shalës për Qeverinë Hoti Shkrimi në link https://kallxo.com/uncategorized/presidenti-siguron-voten-e-arte-per-qeverine-hoti/

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 3 juin 2020